Panairi i Punës 2023!

Më datë 03.05.2023 u zhvillua Panairi i Punës në “Albanian University”. 
Në hapjen e këtij Panairi na nderoi me prezencën e tij Rektori, Prof. Dr. Pavllo Kongo dhe Zv. Rektori për proçesin mësimor, Prof. Asoc. Dr. Aida Dama e cila mbajti dhe fjalimin përshëndetës, ku falenderoi të gjitha kompanitë që ishin pjesë e këtij panairi, gjithashtu theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti i cili ju vjen në ndihmë studentëve për të krijuar një të ardhme sa më të suksesshme.

Studentët tanë u njohën me shumë mundësi trajnimi, intershipi dhe punësimi nga kompani të ndryshme të cilat i orientuan ata për hapa të sigurtë drejt karrierës.