PUNESIM INFERMIER NE ITALI “UMANA”

Përshëndetje të Nderuar,

Albanian University dhe në vecanti Departamenti I Infermierisë dhe Fizioterapisë është gjithnjë I gatshëm për të bashkëpunuar me institucione shtetërore dhe private, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, për të siguruar dhe garantuar mbështetjen e studentëve të diplomuar pranë departamentit, në punësimin dhe pozicionimin e tyre sa më dinjitoz në tregun e punës.

Jemi të lumtur t’ju informojmë që kompania Italiane “UMANA”, kërkon të punësojë 10 Infermiere të diplomuar në Bachelor Infermieri pranë Albanian University.

Ju lutem për më shumë detaje konsultoni materialin bashkëlidhur me ofertën dhe kushtet e punës.

Një rekuizit I rëndësishëm është njohja e gjuhës Italiane.

Per cdo informacion mos hezitoni të kontaktoni Departamentin e Infermierisë dhe Fizioterapisë.

Duke uruar në një bashkëpunim sa më të frytshëm, presim kandidaturat tuaja.