Prof. Dr. Enver Bytyçi i Albanian University i pranishëm në qindra bibilioteka ndërkombëtare! Vetëm në SHBA në 725 biblioteka!

Veprimtaria studimore e shkencore e Prof. Dr. Enver Bytyçit tash e disa vite ka depërtuar në shumë vende të botës. Ai ka shkruar gjithasej dhjetë libra, prej të cilave tetë janë studime dhe monografi. Librat e tij gjenden në qindra biblioteka shtetërore dhe universitare në 42 vende të botës. Tri monografi të tij janë botuar në gjuhën angleze, dy prej të cilave nga Cambridge Scholars Publishing në Londër. Ndërsa një libër “E Drejta e Vetëvendosjes: Rasti i Kosovës” (Das Selbstbestimmungsrecht: Der Fall Kosovo) është botuar nga AkademikerVerlag, Saarland, Gjermani.

Libri i Profesor Bytyçit “Diplomacia imponuese e NATO-s në Kosovë” (Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo) është botuar nga Cambridge Scholars Publishing në Londër dhe në nëntor të vitit 2016 u shpall Bestseller i kësaj shtëpie botuese. Ky libër gjendet në rreth 1200 biblioteka në 42 vende të botës, përfshirë thuajse të gjitha vendet europiane si dhe vende të tjera si Namibi, Afrikëa e Jugut, Emiratet e Bashkuara, Kina, Japonia, Australia, Kanadaja etj. Vetëm në SHBA ai gjendet në bibliotekat e 725 universiteteve, kolegjeve dhe akademive studimore. Këtu përfshihen universiteti i Harvard, Stanford, Xhorxh Washington, New York, California, Karolinën e Jugut, Washington etj. Ky libër gjendet gjithashtu në bibiliotekat e universiteteve amerikane në Bullgari, Selanik, Kuvajt, Dubai, Irak, Armeni, Azerbajxhan etj

Në Britaninë e Madhe ky libër gjendet në bibliotekën e Universiteteve të Cambridge, Oxford, Oxford Brookes Uni, University East Anglia, University of Bristol, Liverpool etj. Në Gjermani janë shumë bibioteka, në të cilat gjendet ky libër, si në Goettingen, Frankfurt, Giesen, Marborg, Nuernberg, Passau etj. Në Itali në La Sapienza, Universitetin e Milanos, Universitetin Europian etj. Libri gjendet në shumë bibioteka të universiteteve në Holandë, Spanjë, Francë. Kanada, etj.

https://www.worldcat.org/title/coercive-diplomacy-of-nato-in-kosovo/oclc/905844023

 

Ndërkaq libri më i ri, “In the Shadows of Albania-China Relations (1960-1978) është botuar më 1 shkurt 2022 sërishmi nga Cambridge Scholars Publishing në Londër dhe është shpërndarë në më shumë se 50 biblioteka universitare dhe shtetërore në SHBA, Europë e Azi. Kurse monografitë e botuara në shqip të Profesor Bytyçit janë tashmë edhe në shumë biblioteka ndwrkombwtare. P.sh., monografia “Shqiptarët, serbët dhe grekët” gjendet sipas portalit WorldCat në 13 biblioteka, përfshirë atë të Universitetit Oxford në Londër, Stanford e Havard të SHBA-ve, si dhe në Bibliotekën shtetërore të Bajernit-Gjermani, Londër New York dhe atë të Kongresit Amerikan.

Shtatë, nga trembëdhjetë botimet në shqip dhe anglisht, janë pjesë e Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

https://id.loc.gov/authorities/names/no2006111626.html