Performanca akademike të studentëve të diplomuar në AU
Performanca akademike e studentëve të diplomuar përfshin arritjet në aktivitetet kurrikulare dhe ato ekstrakurrikulare. Në aspektin kurrikular rezultatet e arritura gjatë kohës së studimeve kanë treguar se mesatarja dalëse e studentëve të diplomuar, është më e lartë se mesatarja hyrëse thuajse në të gjitha programet e studimit deri në masën 41 %. Një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e performacës akademike luan edhe “Programi I ekselencës” I cili shpërblen me reduktim të tarifave të studimi për studentët me rezultate të larta, të arritura në vitet paraardhëse akademike. Shpallja e kriterit të notës mesatare mbi të cilin përfitohet bursa e ekselencës dhe lista e studentëve të cilët përfitojnë nga programi i ekselencës miratohen me Vendim të Senatit Akademik.
Në të njëjtën kohë edhe aktivitetet e tjera ekstra kurrikulare si konferenca shkencore, leksione të hapura, open days apo projekte me tematika të ndryshme kanë kontribuar në rritjen e performancës akademike sidomos për studentët diplomatë.
Niveli i punësimit të të studentëve të diplomuar në AU në tregun përkatës të punës
Albanian University ka realizuar një statistikë mbi efektshmërinë e diplomës së Albanian University në tregun e punës në Shqipëri e më gjerë dhe kohën që zakonisht merr një diplomë e Albanian University për t’u punësuar në tregun aktual të punës, duke u bazuar në të dhëna faktike.
Për këtë qëllim Zyra e Karrierës dhe Alumnit ka grumbulluar të dhëna nga burime të ndryshme, me qëllim pasjen e një informacioni të saktë, të besueshëm, më konkretisht ka mbledhur të dhëna nga :
1. Departamentet;
2. Agjencitë e punësimit;
3. Urdhrat përkatës për profesionet e lira;
4. Pyetësori i krijuar për studentët e diplomuar në vitin 2020.
Bazuar në kërkimet e bëra rezultoi se:
- Nga një listë e agjencive të punësimit jo publike të cilat u kontaktuan, vetëm një prej tyre pohon të kenë punësuar studentë të degës Dizajn në Albanian University. 12 agjencitë e punësimit që u kontaktuan nuk kanë një program punësimi në bazë të universitetit. Ata veprojnë me programe punësimi në bazë të profesioneve.
- U dërguan e-maile dhe letra zyrtare në emër të Rektorit të Albanian University, Prof. Dr. Kaliopi Naska për informacion mbi punësimet e studentëve të diplomuar në vitin 2020 për INSTAT, Agjencinë Kombëtare të Punësimeve dhe Aftësimit, Drejtorinë e Administratës Publike si edhe Drejtoritë Rajonale të Arsimit. Vlen të theksohet se Feed Back i tyre është i dobët dhe se mbetet i njëjti problem me mospunësimin një bazë të universiteteve, por nxitja jonë ka sjellë reagime pozitive nga disa institucione që kanë premtuar futjen e punësimit në data base e tyre në bazë të universitetit. (AKAP)
- Feedback-u nga Urdhrat është i lavdërueshëm dhe i menjëhershëm gjë që dëshmon për një bashkëpunim të frytshëm që fakultetet dhe departamentet e Albanian University kanë me këto urdhra. Por këto të dhena janë në total dhe jo veçmas për studentët e diplomuar këtë vit.
- Të dhëna nga vetëdeklarimet e studentëve mbi punësimet. Për këtë qëllim u krijua një pyetësor i formatuar sipas kritereve shkencore nga ana e Shefes së Departamentit të Psikologjisë, Dr. në shkencat e Psikologjisë, Elizabeta Kafia.
Në koordinim me zyrën e Administratorit të Përgjithshëm ky pyetësor u hodh në platformë dhe patëm një feed back që mund ta konsiderojmë pozitiv pasi ai u plotësua nga 490 ish studentë, 465 prej të cilëve të diplomuar në vitin 2020. Nga këta deklarojnë se janë punësuar 288 të diplomuar.
Rezultatin e pyetësorit e gjeni në linkun:
Kjo është një shifër që dëshmon se diploma e AU integrohet shpejt në tregun e punës.