Panairi i Punës 2022!

Më datë 06.06.2022 u zhvillua Panairi i Punës në “Albanian University”. Studentët tanë u njohën me shumë mundësi trajnimi, intershipi dhe punësimi nga kompani të ndryshme të cilat i orientuan ata për hapa të sigurtë drejt karrierës. 
Panairi u hap me një fjalim përshëndetës nga Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Ass. Prof. Dr. Erda Qorri, e cila falenderoi të gjitha kompanitë që ishin pjesë e këtij panairi, në pritje të organizimit të eventeve po kaq frytdhënëse në të ardhmen.