Shërbimi i Botimeve dhe Bibliotekës Parlamentare në bashkëpunim me Albanian University,FSHSH organizuan përurimin e katalogut studimor të ilustruar: “Rregulloret e Parlamentit Shqiptar të Miratuara në 100 vjet”, përgatitur nga Prof. Kaliopi Naska në bashkëpunim me studentë

Në ambientet e Bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë u organizua përurimi i katalogut studimor të ilustruar; “Rregulloret e Parlamentit Shqiptar të Miratuara në 100 vjet”, organizuar nga Shërbimi i Botimeve dhe Bibliotekës Parlamentare në bashkëpunim me Albanian University, FSHSH, një nismë që i referohet dhe zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Universitete (MoU) si dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar.

Ky botim  shkencor u përgatit nga Prof. Kaliopi Naska në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Albanian University (Mane Koka, Redon Plaku, Angjela Teqja, Leonora Isufi, Armela Berisha, Emiljano Murataj, Migena Xhediku, Lediona Koçianj, Bora Doma, Ina Feka, Artila Miza, Ina Burimi) që morrën pjesë në hulumtimin shkencor në përzgjedhjen e dokumenteve në Arkivin Qendror Shtetëror,  në Bibliotekën dhe Arkivin e Kuvendit të Shqipërisë, përkthimin në gjuhën angleze dhe përgatitjen e artit grafik të tij.  Në kuadër të këtij aktiviteti të përbashkët, studentëve iu dhurua çertifikata e vlerësimit. Një botim i tillë është një vlerë e shtuar në Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë.