MUNDËSI PUNËSIMI NË BERLIN!

Premium Group në marrëveshje me Departamentin e Infermierisë dhe Fizioterapisë ofron një mundësi punësimi të studentëve të infermierisë në Gjermani.

Kompania Premium Group Albania & Jonas me zyrat kryesore përkatësisht në Tiranë dhe Berlin, ju jep mundësi për të hedhur hapa më të sigurtë në profesionin tuaj duke ju mundësuar vende pune, banim dhe procedurat e ambasadës për marrjen e vizave të punës.

Për informacion më të detajuar mbi procedurat e punësimit dhe kushtet e punës ditën e martë datë 14.07.2020 do të vijë në Tiranë për të diskutuar Z.Ralf Moller-Flohr president i kompanisë Jonas.

Procedurat e aplikimeve për punësimi do të jenë FALAS.

Për studentet e infermierisë që kanë njohuri të gjuhës gjermane procedurat fillojnë menjëherë.

Faleminderit!