Mundësi bashkëpunimi midis Albanian University dhe Afyon Kocatepe University, Turqi.

Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit ditën e martë datë 23.01.2024 pranë ambienteve të Albanian University ishin Assoc. Prof. Dr. Fatih Güngör – Zv.Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe Turan Ulaş – Ekspert pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, nga Afyon Kocatepe University, Turqi.

Takimi u përqendrua në prezantimin e dy institucioneve, me synimin kryesor zgjerimin e partnerëve ndërkombëtarë me qëllim bashkëpuninimin në projekte të përbashkëta, ofrimin e mobliteteve të stafit akademik dhe studentëve.

Dekani i Fakulteti i Shkencave Shoqë֝rore Prof. Asoc. Dr. Jordan Daci gjatë takimit pati në fokus shkëmbimin e eksperiencave ndërinstitucionale, mundësitë e ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, bashkëpunime përmes veprimtarive të kërkimit shkencor dhe publikimeve, shkëmbimin e burimeve njerëzore dhe përvojave akademike e shkencore.