Albanian University pjesë e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar!

Kampionati i 4 Kombëtar Universitar i Ping Pongut.
Sporti universitar nuk është vetëm plotësim i pasioneve të mëparshme të studentëve, por edhe urë kalimi për pjesëmarrje në ekipet elitare dhe përfaqësim ndërkombëtar.
Studentja jonë e programit të studimit “Laborant i Lartë Dentar”, Samanda Agolli, u shpall kampione e Ping Pongut, e cila do të përfaqësojë sportin universitar shqiptar në aktivitetin më të madh Europian, “Lojërat Universitare Europiane Hungari 2024″.