Leksion i hapur – “Projekti i digjitalizimit të inventarëve të Fondeve Arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH)”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore nën kujdesin e Rektores së “Albanian University”, Prof. Dr. Vera Ostreni dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido, organizon ceremoninë e dhënies së çertifikatave të studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore në mjediset e “Albanian University” për pjesëmarrjen e studentëve në “Projektin e digjitalizimit të inventarëve të Fondeve Arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH)” .
Në këtë ceremoni do të bëhet dhe prezantimi i shërbimit më të ri, porositjes dhe marrjes së dokumentacionit arkivor on-line në AQSH dhe çelja e fazës së dytë të pjesëmarrjes së studentëve në projektin e mësipërm për vitin akademik 2018-2019. Ceremonia do të zhvillohet më datën 9 nëntor 2018, ora 12.00 në sallën nr. 24, Godina qendrore e AU.