Pedagogia e Departamentit te Infermierisë në “Albanian University”, Dr.Svetlana Bitincka me një përvojë 20-vjeçare në QSUT, në repartin e sëmundjeve infective, mbajti sot një leksion të hapur për studentët e Infermierisë, në nivel Bachelor si dhe atyre të Masterit Profesional në Infermieri Kirurgjikale,.
Në prezantimin e saj, nën një qasje historike Dr. Svetlana Bitincka prezantoi zhvillimin ndër vite të kontrollit të infeksioneve, konceptit të karantinimit dhe origjinës së viruseve që kanë shkaktuar pandemitë e kohëve moderne, duke u ndaluar tek Covid-19. Kompetenca lëndore dhe aktualiteti i temës gjeti interesin maksimal të studentëve.