Aktivitet- Master Profesional në Interier Dizajn

Në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional të Departamentit të Artit dhe Dizajnit, si dhe falë interesit, kuriozitetit dhe angazhimit të përbashkët Student–Pedagog, datë 22.05.2026 ora 15:00, u organizua një vizitë studimore pranë studios së arkitekturës “ONEUM”.

Vizita kishte për qëllim njohjen e studentëve të programit Master Profesional në Interior Dizajn me ambientet moderne të punës dhe programet bashkëkohore të dixhitalizuara të përdorura në fushën e interior dizajnit.

Ambientet bashkëkohore të studios, të pajisura me teknologji dhe kompjuterë të gjeneratës së fundit, si dhe prania e hapësirës “Master Class”, krijuan një atmosferë profesionale dhe komode për studentët, duke u dhënë mundësinë jo vetëm të ndjekin me interes prezantimet, por edhe të praktikojnë drejtpërdrejt proceset programuese të interior dizajnit.

Në përfundim të aktivitetit, pedagogu MSc. Geri Bisha dhe studentët e programit Master Profesional shprehën mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për drejtuesin z. Klejdi Rustemi dhe stafin e studios “ONEUM” për mikpritjen dhe frymën e bashkëpunimit profesional.