Studentët e Albanian University morën pjesë në konkursin ndërkombëtar të ligjëratave si pjesë e grupeve multikulturore të ngritura në kuadër të projektit “VIRTUAL EXCHANGES FOR ACTIVE CITIZENSHIP”, me fokus në temat: Përfshirja aktive e të rinjve në shoqërinë civile, e drejta për përfaqësim demokratik, përforcimi i besimit në sistemin e barazisë sociale, rasti i Shqipërisë në spektrin e shteteve me një demokraci të re.
Dy studentë nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore prezantuan punimet e tyre në këtë kompeticion, Aleksandër Keqja dhe Brikena Vorpsi, e cila u kategorizua në vendin e tretë. Juria e përbërë nga profesorë të pesë universiteteve ndërkombëtare, përfaqësuar edhe nga Albanian University, shpalli 8 studentë të AU finalistë nga 27 grupe pjesëmarrëse në këtë konkurs.
Krenarë për përfaqësinë dinjitoze të studentëve tanë. Të dedikuar për përfshirje në rrjetet ndërkombëtare të të rinjve.👏👏🥉🎗️✔️ #virtualexchanges #albanianuniversity #virtualcompetition #studentspeeches