Sot u arrit realizimi online i Konferencës Shkencore Studentore Kombëtare me temë: Rikonceptimi i klasës nga mjedisi fizik në atë online.
Konferenca ishte një bashkëpunim e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes ne Albanian University me Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
20 artikuj shkencorë u paraqitën në këtë konferencë që u bashkëdrejtua nga dy drejtuesit e departamenteve respektive Dr.Gilberta Hadaj dhe Dr.Eranda Bilali.
Shume urime studentëve që dëshmuan përkushtim, pasion dhe aftësi të mira kërkimore dhe sollën qasje mjaft interesante në këto punime.