Më 29 prill 2026, në ambientet e Albanian University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, në bashkëpunim me Kirchliche Pädagogische Hochschule (KPH), Vjenë, organizoi Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë:
“Strengthening Governance through Rule of Law and Psychological Resilience through Contemporary Education in the Western Balkans during the EU Integration Process”.
Konferenca mblodhi studiues, akademikë dhe ekspertë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për diskutimin e sfidave dhe mundësive që lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës, dhe ndërtimin e reziliencës psikologjike përmes edukimit bashkëkohor në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Konferenca u çel nga Prof. Asoc. Dr. Valbona Loshi, Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, ndërsa fjalën hapëse e mbajti Prof. Julian Fink, Rektor i Albanian University. Në funksion të temës së kësaj konference ishin të ftuar në rolin e “Keynote Speakers” Prof.Mag. Thomas Schrei dhe Dr. Isabella Benischek nga KPH, Vjenë, të cilët referuan punimin: “Attitudes towards Aspects of Inclusive Children’s Rights: Results of a Longitudinal Empirical Study”.
Në përmbyllje, diskutimet u mbyllën nga Prof. Dr. Shpresa Delija, Universiteti i Tiranës, e ftuar nderi në këtë konferencë.
Diskutimet u karakterizuan nga një qasje ndërdisiplinore dhe theksuan nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve akademike dhe aktorëve relevantë për përballimin e sfidave të integrimit evropian. Konferenca vijoi me sesione të tjera shkencore, duke kontribuar në shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar në kuadër të fuqizimit të mundësive të vendit tonë në aspektin ligjor, psikologjik dhe edukativ drejt integrimit evropian.










