Studentët dhe stafi akademik i Albanian University ftohen të aplikojnë për mundësi mobiliteti në kuadër të rrjetit CEEPUS për vitin akademik 2026 – 2027.
CEEPUS ofron mundësi të vlefshme për shkëmbim akademik, bashkëpunim ndërkombëtar, vizita studimore dhe zhvillim profesional në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore.
Afatet e rëndësishme: 1 Qershor 2026 – Aplikimet për mobilitetet e rrjetit për semestrin e parë 1 Nëntor 2026 – Aplikimet për mobilitetet e rrjetit për semestrin e dytë
Më shumë informacion dhe detaje mbi aplikimin: Portali i Aplikimit CEEPUS
Për orientim dhe mbështetje, kontaktoni Zyrën e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike pranë Albanian University.
#AlbanianUniversity #CEEPUS #Mobility #Internationalization #AcademicExchange #Research #AKKSHI


