Konferenca Ndërkombëtare mbajtur në Albanian University

Fakulteti I Shkencave Mjekësore në Albanian University u shndrrua për dy ditë me rradhë ne qendrën e mendimit  shkencor dhe  të trajnimit të profesionistëve me sfidat që po përballin specialistët e shëndetit në situatën pandemike të shkaktuar nga COVID-19.

Tre departamentet pjesë të këtij Fakulteti; Departamenti I Stomatologjisë, Departamenti I Farmacisë dhe ai I Infermierisë organizuan në bashkëpunim me Urdhrin e Stomatologut, Urdhrin e Farmacistit dhe  Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë   2 Konferenca Ndërkombëtare “Evolution of oral care and clinical Dentistry-: New challenges during Covid 19 pandemic” ; “Global Helth Issues” si edhe  konferencën kombëtare  “Kërkimi shkencor dhe Menaxhimi I Barnave”

Prof.Dr. Kaliopi Naska rektore e Albanian University u shpreh  se e  sheh si një kontribut shkencor e profesional mbajten e këtij aktiviteti shkencor. “Universitetet, – tha ajo.—duhet të jenë qendrat akademike ku elitat paraprijnë me idetë e tyre. Ky aktivitet e rendit Albanian University sërish ne kryeqendrën e elitës kërkimore shkencore në vend”.

Prof. Dr. Pavli Kongo e konsideron  aktivitetin 2 ditor si “një sfidë të  ndërmarre  nga Albanian University për të kontribuar, për të furnizuar komunitetin e specialistëve të shëndetit me kërkime dhe gjetje shkencore  nga  profesorë e studentë të Albanian University  në një përballje më profesionale  me pandeminë,” 

Për dekanen e Fakultetit  të Shkencave Mjekësore Dr. Erda Qorri: “Kërkimi shkencor është një ndër shtyllat e punës  së Fakultetit që ajo drejton. Ky aktivitet I ndërmarrë  në përputhje me të gjithë protokollet e sigurisë nga  situata e Covid-19, konferencat me gjetjet e tyre por edhe aktivtetet  trajnuese   besoj se do të kenë një  impakt.  i cili do të na tregojë sesa efektivë dhe ndihmëtarë ishim për ish studentët tanë që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, për kolegët tanë mjekë e kërkues.”

Gjate konferencave u prezantuan 18 punime shkencore nga Departamenti i Farmacisë, 18 punime shkencore nga Departametni i Infermierisë dhe 23 punime shkencore nga Departamenti i Stomatologjisë.

Gjithashtu u zhvilluan 3 hands-on ne fushën e implantologjisë, endodontisë dhe emergjencave mjekësore.