Nënshkruhet Marrëveshja midis Fakultetit te Shkencave Shoqërore dhe Qendrës “Për Arsim Cilësor”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore i përfaqësuar nga dekania, As.prof.dr. Enkelejda Llukovi nënshkroi  një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën” Për Arsim Cilësor” përfaqësuar nga drejtorja e saj ekzekutive Msc. Altea Lula, Administrim Publik, Politika Publike dhe Qeverisje. një ish studente ekselente në Albanian University.

Ky bashkëpunim do të shtrihet në fushat e praktikës për studentë në Master shkencorë dhe profesionalë në degët e Didaktikës, Menaxhimit të Arsimit  dhe Psikologjisë Shkollore si edhe në partneritete ne fushat e trajnimit, projekteve të ndryshme shkencore.