Java Informuese Gradua 21-25 Qershor

 

 

 

Zhvillohen në javën 21-25 Qershor 2021, online në platformën Microsoft Teams takime informuese mbi projektin “Graduates Advancement and Development of University Capacities in Albania” (GRADUA) –“Avancimi i Diplomave dhe Zhvillimi i Kapaciteteve Universitare në Shqipëri”, projekt i financuar nga programi Erasmus+ në kuadër të veprimit të Ngritjes së Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE). Projekti synon të krijojë në Shqipëri një platformë inovative të bazuar në IT për ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin në mbështetje të hartimit të politikave dhe reformës së arsimit të lartë. Linku i projektit më poshtë www.graduaproject.com
✳Takimet synojnë informimin e stafit akademik dhe administrativ, studentëve dhe bizneseve partnere mbi këtë platformë, si dhe nxitjen e tyre për t’u përfshirë dhe për të përfituar nga përdorimi i saj.