Albanian University – Altınbaş University
Semestri I dytë 2024-2025
Departamenti i Farmacisë në ‘Albanian University’ shpall thirrjen për mobilitetin e studentëve në Universitetin Altınbaş, Stamboll, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Kjo mundësi është e hapur për studentët e Farmacisë që dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre akademike, të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të rrisin njohuritë e tyre profesionale në një mjedis dinamik dhe multikulturor.
Kriteret e pranimit:
• Regjistrimi në programin Farmaci në Albanian University.
• Përfundimi i të paktën vitit të parë të studimeve.
• Mesatarja e notës mbi 7
• Njohuri të gjuhës angleze ose turke, pasi aktivitetet akademike do të zhvillohen në një nga këto gjuhë
Detajet e programit:
• Kohëzgjatja: Semestri i dytë (semestri pranveror, 3 muaj)
• Përfitimet Akademike: Studentët do të kenë mundësinë të ndjekin kurse, të marrin pjesë në punë laboratorike dhe të përfshihen në trajnime praktike në Universitetin Altınbaş, duke fituar kredite të transferueshme në studimet e tyre në Albanian University, më shumë informacion në https://www.altinbas.edu.tr/en/academic-units/faculties/pharmacy/
Kërkesat e Aplikimit: 1. Formulari i plotësuar i aplikimit https://forms.office.com/e/S3z5PSPg7M
2. Lista e Notave
3. Letërmotivimi që shpjegon interesin tuaj për programin dhe se si ai përputhet me qëllimet tuaja akademike dhe të karrierës.
4. Certifikatë e njohjes së gjuhës (të paktën niveli B2).
Afati i fundit për aplikim:15 dhjetor 2024
Paraqisni aplikimin tuaj dhe dokumentet e kërkuara në k.shpati@albanianuniversity.edu.al dhe internationaloffice@albanianuniversity.edu.a