Hapet thirrja e parë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Federico II, Napoli për vitin akademik 2021– 2022, në kuadër të projektit Erasmus+ për programin e studimit i integruar Master i Shkencave në Farmaci, të Albanian University.
Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 30.01.2022 në e-mailin:
k.shpati@albanianuniversity.edu.al
a.napuce@albanianuniversity.edu.al
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV
- Letër motivimi
- Listë notash
- Certifikata të gjuhëve të mbrojtura (anglisht ose italisht)*
Studentët e përzgjedhur do të njoftohen nga departamenti brenda datës 10.02.2022