Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Kirchliche Pädagogische Hochschule Vienna/Krems, Austri

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Kirchliche Pädagogische Hochschule Vienna/Krems, Austri (https://www.kphvie.ac.at/home.html ), hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh, për studentët e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, për vitin akademik 2021 – 2022.

Programet për të cilat mundësohet mobiliteti janë:

• Mësuesi për Arsimin Fillor
• Mësuesi për Arsimin Fillor
• Anglisht

Studentët e interesuar, me mesatare mbi 8.5, mund të aplikojnë për studim ose praktikë (duke e specifikuar në formularin e aplikimit bashkëngjitur). Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit,
  2. CV,
  3. Letër motivimi,
  4. Listë notash,
  5. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,
  6. Certifikime të tjera,
  7. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 20 – 31 Janar 2022 në e-mailin: g.hadaj@albanianuniversity.edu.al.