Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizoi “OPEN DAY” për maturantët e disa shkollave të mesme

Më datë 11.05.2024 në ambientet e Albanian University, u organizua nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore “OPEN DAY”, për maturantët e disa shkollave të mesme:

1. Shkolla e mesme “Ismail Qemali”, Tiranë;

2. Shkolla e mesme “Ibrahim Rugova”, Tiranë;

3. Shkolla e mesme “Sinan Tafaj”, Tiranë;

4. Shkolla e mesme “Said Najdeni”, Peshkopi;

5. Shkolla e mesme e bashkuar “Feti Vogli”, Baldushk;

6. Shkolla e mesme “Muhamer Janina”, Dimal;

7. Shkolla e mesme e bashkuar Shëngjergj;

8. Shkolla e mesme “Myslym Shima”, Yzberisht;

9. Shkolla e mesme “Sadik Stavileci”, Kashar.

Mbi 200 maturantët kandidatë për studentë u njohën me programet e studimit që ofron Albanian University, ofertat, programet Erasmus+, mundësitë e punësimit, bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare etj.

Takimi vijoj më tej në takime informuese dhe diskutime mbi jetën studentore duke ndarë eksperiencat e tyre stafi akademik dhe studentët aktual të Albanian University!
Zgjidh Albanian University!