
Në ambjentet e “Albanian University”, nën kujdesin e Dekanes së Fakuktetit të Shkencave Mjekësore, Prof Asoc. Dr. Erda Qorri, Departamenti i Stomatologjisë në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm QKUM Dr. Skënder Brataj dhe ekipi i mrekullueshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët organizuan trajnimin “BLS&D” (Basic Life Support & Defibrillation).
Një falenderim i veçantë për alumnin e Departamentit të Stomatologjisë Alba Xhafaj e cila pjesë e këtij ekipi ndihmoi në realizimin e këtij trajnimi!
“Albanian University” djep i dijes për formimin e profesionistëve!