Aktivitet shkencor në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore RESILIENCE, mundësuar nga bashkëpunimi i “Albanian University” me Qendrën Kombëtare Muzeore Berat

Në kuadër të projektit evropian RESILIENCE, i përqënruar në infrastrukturën ndërdisiplinore evropiane, për kërkime shkencore mbi fenë në të gjitha fushat, “Albanian University” në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare  Muzeore, Berat  që u  përfshi në këtë projekt,  më datë 09. 03.2024 zhvilluan aktivitetin shkencor  në ambientet e Muzeut Onufri në Berat,  në prani të studentëve dhe pedagogëve të “Albanian University”. Prezantimi  rreth temës “Muzeu Ikonografik Onufri, historia dhe pasuria artistike në sfidën e kohës”  u bë nga drejtori i Qendrës Muzeore Berat z. Miklor Pasku, nga përgjegjësi i Muzeut Onufri z. Arjan Prifti dhe guida e muzeut znj. Anila Droboniku. Prezantimet qenë me një panoramikë konkrete të njohjes së ikonografisë  dhe veprave të artit në fenë shqiptare në shekuj, të ruajtura pranë këtij muzeu, të cilat ngjallën shumë interes tek studentët dhe pedagogët në aftësimin dhe njohjen e tyre. Një ndihmesë në organizimin  e këtij aktiviteti në përputhje me këtë projekt të rëndësishëm Evropian RESILIENCA,  u dha dhe nga  historiania Prof. Dr. Kaliopi Naska, e cila vlerësoi trashëgiminë dokumentare, që ilustron shprehjen e ndryshueshmërisë dhe pluralizmin kulturor në promovimin e këtij muzeu kombëtar, duke bërë prezent dhe vlerat e botimit shkencor “Kodikët e Shqipërisë” të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe UNESCO-s  një nga burimet që mundëson komunikimin e studiuesve brenda dhe jashtë vendit në njohjen e Kodikëve të Beratit.