Në kuadër të programit të mobilitetit dhe shkëmbimit Erasmus+, Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore mirëpriti Lara Testai dhe Valentina Citi, pedagoge pranë Universitetit të Pizës, në një javë të mbushur me leksione informuese dhe ndarje të eksperiencave me studentët dhe stafin akademik.