Albanian University rinovon Marrëveshjen Erasmus+ me Universitetin e Salernos, Itali

Albanian University rinovon për të tretën herë Marrëveshjen Erasmus+ me Universitetin e Salernos, Itali.

Nga 2017 – 2020, u mundësua mobiliteti për 19 studentë t~ tanë nga Departamenti i Inxhinierive (12 studentë), Departamenti i Shkencave Juridike (4 studentë) dhe Departamenti i Shkencave Politiko – Administrative (3 studentë).

Gjithashtu 2 pedagogë të Universitetit të Salernos zhvilluan mësimin në auditoret e Albanian University, dhe 3 pedagogë të Albanian University në Universitetin e Salernos.

 Kjo marrëveshje mundësoi përfshirjen e Departamentit të Shkencave Juridike të Albanian University në modulin Jean Monnet të fituar nga Universiteti i Salernos me temë “EU- Western Balkans cooperation on justice and home affairs”.

Mobilitetet e ardhshme për vitin akademik 2021 – 2022   do të nisin në varësi të situatës së Covid – 19.

Le të shpresojmë për rikthimin sa më të shpejtë në auditore tona dhe ato që na mundësojnë marrëshjet me partnerët tanë ndërkombëtarë.

AU mundësi për shkëmbime me partnerë seriozë

AU arsim me standarde të larta