Albanian University nënshkruan Marrëveshjen Erasmus+ me Universitetin Biruni, Turqi

Albanian University nënshkruan marrëveshjen Erasmus+ për shkëmbime studentësh dhe stafi akademik në fushën e Shkencave Mjekësore dhe Shkencave Kompjuterike me Universitetin Biruni në Turqi.

Ky shkëmbim është me interes të vecantë, pasi do të mundësojë edhe shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të Klinikave Universitare të të dy Universiteteve.

Mobiliteti do të nisë në varësi të situatës së Covid 19.