Të enjten, më 14 maj 2026, Albanian University organizoi sesionin e dhjetë të kursit “Virtual Exchange for Active Citizens”, në kuadër të projektit europian VirtuEU.
Leksioni u mbajt në Ndërtesën Qendrore – Bibliotekë dhe u fokusua në temën: “Corruption, Disinformation, and Legal-Wash: How Power Hides Itself, Sells Itself, and Protects Itself”.
Ligjëroi MSc. Aldi Shehu, Drejtuesi i Zyrës IRO në Albanian University, me një përvojë të gjerë akademike dhe administrative ndërkombëtare, ndërsa sesioni u moderua nga Dr. Irena Shehu, Përfaqësuese e Ekipit VirtuEU. Takimi u ndoq gjithashtu online nga koordinatori i projektit, Prof. Manuel Au-Yong Oliveira, si dhe nga universitetet partnere të projektit. Sesioni u mbyll me diskutim të hapur mes pjesëmarrësve.




