Thirrje për Aplikime – Programi Erasmus+ 2026

Albanian University hap thirrjen për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e vjeshtës 2026, në bashkëpunim me SNSPA – National University of Political Studies and Public Administration, Bukuresht, Rumani.

Programi ofron 2 vende për studentët Bachelor dhe Master në fushat:

· Psikologji

· Shkenca Juridike Administrativo-Politiko

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

· CV në gjuhën angleze

· Letër motivimi në gjuhën angleze

· Listë notash

· Certifikatë të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)

Afati i aplikimit: 31 Maj 2026

Aplikimet dërgohen në: erasmus.au@albanianuniversity.edu.al

Për më shumë informacion, kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO) pranë Albanian University