
Në datë 20 dhjetor u mbajt Ceremonia e konstituimit të Këshillit të Ri Kombëtar të Urdhërit të Farmacistit. Në fjalën e rastit në emër të Albanian University Zv. Rektore Prof. Aida Dama përgëzoi Presidenten Znj. Diana Toma për arritjet dhe sukseset si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Albanian University si Kontribues i rëndësishëm në formimin e brezave të farmacistëve të rinj. Gjithashtu, përcolli urimet për Këshillin e Ri Kombetar dhe Presidentin e zgjedhur Z. Dëfrim Goma duke uruar një bashkëpunim të frytshëm në arritjen e objektivave të përbashkëta.





