“Albanian University” është i pari universitet në vend, që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor, përmes të cilës studentëve të programit të Shkencave Juridike në Bachelor dhe Master ju ofrua mundësia e zhvillimit të praktikës teorike dhe praktike në fushën e arkivistikës gjyqësore dhe atë hetimore.Drejtori i Arkivës Shtetërore të Sistemit Gjyqësor, z. Zeqir Zeqaj vlerësoi bashkëpunimin midis dy institucioneve, ndihmesën e dhënë nga ky arkiv dhe përkushtimin e studentëve.Për dijet e fituara studentët u vlerësuan me certifikatë:“Për kryerjen me rezultate të larta të praktikës teorike-profesionale e metodike në fushën e arkivistikës, sekretarisë gjyqësore dhe hetimore të Sistemit Gjyqësor”.
Në realizimin e këtij vlerësimi, pjesëmarrës ishin Rektori i Albanian University, Prof. Dr. Pavllo Kongo, Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof. Dr. Kaliopi Naska, Drejtuesja e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, Dr. Doriana Pano, staf akademik, studentë dhe punonjës të këtij arkivi.