Leksion i hapur me temë “Migracioni dhe Sfidat e BE” nga z. Marin Meksi, Diplomat, student i diplomuar në “Albanian University“ (Alumni)

Më datë 8 Qershor 2022, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Migracioni dhe Sfidat e BE” nga  z. Marin Meksi, Diplomat, student i diplomuar në “Albanian University“ (Alumni).  Pjesëmarrës ishin studentë të Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative dhe studentë të Klubit të Debatit të “Albanian University”, të cilët diskutuan për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Gjatë këtij leksioni z. Meksi foli mbi sukseset e fundit të diplomacisë shqiptare që nga Vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e Negociatave, Kryesia jonë e OSBE, ashtu dhe tematikën e Ballkanit të Hapur si pjesë e Procesit të Berlinit.