Përfaqësues të stafit akademik të “Albanian University”, Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha, drejtuese e Departamentit të Inxhinierive, Dr. Kleva Shpati, drejtuese e Departamentit të Farmacisë dhe MSc. Tea Keçka, pedagoge e Departamentit të Farmacisë, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+, ishin gjatë kësaj jave në universitetin Jyväskylä në Finlandë. Gjatë vizitës, u vizituan laboratorët e këtij Universiteti dhe u takuan grupe të ndryshme kërkimore me qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy universiteteve. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë vitit akademik 2021 – 2022, një student i Departamentit të Farmacisë ka zhvilluar praktikë 3 mujore pranë këtij universiteti dhe dy studentë të Departamentit të Inxhinierive do të zhvillojnë shkollë verore dhe praktikë në vazhdim.
#erasmus+ #bashkëpunime #mobilitete #ndërkombëtarizim #zgjedhjajoteAU