Në kontekstin e krizës aktuale energjitike ishte sot i ftuar pranë Departamentit të Inxhinierive në “Albanian University”, kandidati për Doktor i Shkencave pranë DTU Sistemet e Energjisë dhe Erës në Riso Campus, në Danimarkë, Kristian Sevdari i cili prezantoi për studentët të rejat më të fundit që lidhen me kontrollin dhe funksionimin e sistemit energjitik, duke sjellë në vëmendje edhe aplikimet në sistemin energjitik shqiptar.