Hapet thirrja për aplikim për mobilitet të stafit akademik në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Biruni, Turqi

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Biruni, Turqi (https://www.biruni.edu.tr/en/), hapet thirrja për aplikim për mobilitet të stafit akademik, për vitin akademik 2021 – 2022.

Fushat në të cilat mundësohet mobiliteti janë Shkenca Mjekësore dhe Inxhinieri. Midis stafit akademik aplikant do të përzgjidhet 1 staf akademik, i cili do të zhvillojë mobilitet 5 ditor për mësimdhënie dhe 1 staf akademik që do të zhvillojë mobilitet 5 ditor për trajnim në Universitetin Biruni, Turqi.

Stafi akademik i interesuar, mund të aplikojë për mësimdhënie ose trajnim, duke e specifikuar në kërkesën e tij. Dokumentat e nevojshme për aplikim janë si mëposhtë:

1. CV,

2. Letër motivimi,

3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B2 për stafin që do të angazhohet në mësimdhënie),

4. Certifikime të tjera (nëse disponon),

5. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 20.04 – 05.05.2022 në e-mailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al