“Albanian University” është i pari universitet në vend që nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Arkivën Shtetërore të Sistemeve Gjyqësore, përmes të cilës studentë të programit të Shkencave Juridike në Bachelor dhe Master do t’ju ofrohet mundësia të përgatiten në nivel teorik dhe praktik në lëmin e arkivistikës gjyqësore. Për dijet e përftuara ata do të vlerësohen me çertifikatë.
Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof.Dr. Kaliopi Naska falenderoi Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen që i ofroi “Albanian University” teksa iu bëri thirrje studentëve që të angazhohen me përkushtim në këtë mundësi që po iu jepet. Drejtori i Arkivës Shtetërore të Sistemeve Gjyqësore, z.Zeqir Zeqaj, me ekspertizë të gjerë në arkivistikë u shpreh i kënaqur për fillimin e këtij bashkëpunimi me një ndër universitetet më me ekspertizë në këtë fushë, sikurse e cilësoi ai “Albanian University”.