Albanian University dhe Biruni University në një simpozium të përbashkët online me temë: “Health Management in epidemic and pandemic”

“Albanian University” dhe Biruni University në Stamboll organizuan simpoziumin e parë të përbashkët online mbi temë: “Health Management in epidemic and pandemic”. Profesorë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore nga të dy universitetet referuan punimet bazuar mbi hulumtimet e kryera në lëmin e dentistrisë, farmaceutikës, të jetuarit shëndetshëm si dhe një seri gjetjesh specifike mbi Covid-19.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në AU, As.Prof.Dr. Erda Qorri, Përgjegjësia e Departamentit të Farmacisë, Dr.Kleva Shpati, si edhe disa pedagogë të Departamnetit të Farmacisë në “Albanian University”; Dr.Aurora Napuçe, Edlira Kaloshi, Phd.Patricia Daliu si dhe Dr.Delina Xhafaj ndanë me kolegët e tyre turq të “Biruni University” njohuritë dhe eksperiencat e tyre në fushat respektive.

As.Prof.Dr. Genta Rexha, drejtuese e Departamentit të Inxhinjerive në Albanian University dhe Dekania e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit në Universitetin e Birunit, Prof. Dr. Nezihe Kizilkaya Beji, drejtuese te aktivitetit, u shprehën se cilësia e lartë e pumimeve dhe angazhimi professional i profesorëve krijoi mundësi për vijimësi të bashkëpunimeve të tilla.