Departamenti i Anglishtes dhe Edukimit organizoi Forumin shkencorme temë: “Gjuha Shqipe dhe problemet e saj në ditët e sotme” – në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amëtare”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes në “Albanian University” organizoi një Forum me temë “Gjuha Shqipe dhe problemet e saj në ditët e sotme”, gjatë të cilit referuan Përgjegjësja e Departamentit, Dr.Gilberta Hadaj si dhe pedagogët Dr.Hajri Mandro, Dr.Albana Tahiri si dhe Dr. Esmeralda Strori. Në diskutim me studentët u prekën një seri çështjesh të ndjeshme për gjuhën shqipe sikurse çështjet e drejtshkrimit, problemet me huazimet si dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe. E pranishme në këtë takim, dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof.Dr. Kaliopi Naska u bëri thirrje studentëve që të respektojnë rregullat e drejtshkrimit të shqipes dhe të ushqejnë me dashuri për gjuhën amëtare fëmijët, që do udhëheqin në të ardhmen, si mësues në ciklin parashkollor dhe fillor.