Dr.Entela Kalleshi, eksperte në studime sociologjike mbajti sot përballë studentëve të degës Financë-Bankë, Bachelor leksionin e hapur me temë: “Unë përballë mediave sociale”

Në një sjellje shume origjinale, ajo i ftoi studentët në një sfidë, ku me anë të shembujve kontretë, ata të projektonin veten në rrjetet sociale sot si të rinj e nesër si profesionistë.

Për Dr.Kalleshin raporti mes vetes (Unit) dhe mediave sociale, si një nga instrumentët kryesorë të komunikimit me audiencën, në ditët e sotme është përcaktues në sfidën e përdorimit me efikasitet të rrjeve sociale.

Ky leksion i hapur ngjalli diskutime në auditor kryesisht në lidhje me dilemat etike për përdorimin e imazhit në media sociale në funksion të rritjes së influencës në publik, që shpesh sjell edhe përfitime materiale.