Leksion i hapur: “Të drejtat e fëmijëve dhe multikulturalizmi”

Leksioni i hapur me temë “ Të drejtat e fëmijëve dhe multikulturalizmi” mbajtuar nga eksperti I Arsimit, Dr.Ndriçim Mehmeti, pedagog në “Albanian University” mori interesimin e studentëve të Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes të cilët e projektojnë të ardhmen e tyre në arsim nën moton :“ Edukimi përmes frymës së tolerancës është baza e shëndetshme për një shoqëri të hapur”.

Gjatë leksionit të hapur, Dr.Mehmeti paraqiti  fillimisht kuadrin ligjor kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria aderon,  që rregullojnë respektimin e të drejtave të fëmijëve në sistemin parauniversitar, në respekt të gjuhës, prejardhjes etnike, racës, religjionit dhe çdo elementi tjetër që përfaqëson diversitetin kulturor në shoqëri.

Shembujt e ofruar si raste që kanë patur një ndikim kombëtar e ndërkombëtar edhe në pasurimin e këtij korpusi ligjor synuan frymëzimin e studentëve për të pergatitur nesër nxënës të aftë për të qenë “qytetarë të botës.”