Albanian Universitypër vitin akademik 2024 – 2025, semestri i parë paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
11 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
- Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
- Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi
- Departamenti i Inxhinierive: 7 vende vakante
A. 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike,
Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente. - Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
– Algoritëm dhe programim i avancuar
– Programim në ambjente paralel / të shpërndarë,
– Sisteme operative në kohë reale,
– Bazat e inteligjencës artificiale,
– Programim Java / C++,
– Përpunim imazhi,
– Teori rrjetash
– Proçeset stokastike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
– Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik,
– Projektimi dhe funksionimi i sistemeve të energjisë,
– Eficienca e energjisë në ndërtesa,
– Optimizimi i sistemeve të energjisë dhe proceseve.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
– Elektronika për telekomunikacion,
– Projektimi i sistemeve elektronike,
– Rrjeta telematike,
– Elektronika analoge dhe dixhitale
– Sisteme elektronike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
6. Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
7. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
8. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
9. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
10. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Elektroteknika 1/Elektroteknika 2,
- Bazat e elektronikës,
- Elektronika analoge/Elektronika dixhitale,
- Sisteme elektronike,
- Elektronika e fuqisë.
- 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
11. Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
12. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
13. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
14. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
15. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Programim i shpërndarë,
- Përpunim imazhi,
- Programim Java / C++
- Programim paralel.
B. Departamenti i Shkencave Ekonomike: 4 vende vakante
A. 2 (dy) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Manaxhimit”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:|
- Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Manaxhimit dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
B. 2 (dy) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Financë Kontabilitet”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Financë Kontabilitet dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
2.Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
3.Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
4.Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
5.Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
- Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
- Aplikimet janë të hapura deri më 31 Gusht 2024.