Në datat 29 dhe 30 prill në ambjentet e Albanian University u hapën punimet e Konferencës së 17-të Ndërkombëtare Shkencore të Stomatologjisë një organizim i Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Departamentit të Stomatologjisë.
Konferenca e akredituar me 12 kredite me temë:” Oral Health- at The Crossroad- New Challenges in Covid-19 Era” njohu interesin e studiuesve më të zëshëm ne fushën e Stomatologjisē si Prof.Dr. Pavlo
Kongo, Prof. Dr Ramazan Isufi, Shef I Departamentit te Kirurgjise OMF, Dr. Erda Qorri, Dekane e FShM në AU, Prof Marco Esposito Pedagog në Shkollen e Specializmeve Kirurgji Orale në AU, Dr Emanuela Gondolfo Specialiste Ortodonte, Dr. Ilma Robo, pedagoge në AU, Prof. GiovaninManes Gravina,
Prof.Claudio Taglia,
Prof. Robert Gasparro,
Dr. Brunilda Cenkonglu studimet shkencore të të cilëve janë një kontribut i jashtëzakonshëm në përcaktimin e rrugēve për të përballuar sfida të tjera, nisur nga hulumtimet e thelluara mbi mënyrat sesi u përball Covid-19.
Konferenca mirëpriti në dy ditë 35 prezantime- kontribute të thelluara shkencore e diskutimet e pjesëmarrësve që shfaqën interes për të qenë pjesë e saj.
Mjekë shqiptarë dhe të huaj sollën të reja në trajtimet dentare për të përmirësuar shëndetin oral si dhe diskutime për vështirësitë e këtij profesioni në kohën e Covid-19.