U përmbyll me sukses Konferenca Ndërkombëtare e Departamentit të Infermieri-Fizioterapisë në “Albanian University” me temë: “Shëndet Publik dhe Epidemiologj. Kërkimi Shkencor në kushtet e pandemisë së Covid-19”

Përgjatë 2 sesioneve me panele drejtuese të përbërë nga figura prestigjioze të “Albanian University” si rektorja e universitetit, Prof.Dr. Kaliopi Naska, Zv/Rektori i që mbulon Kërkimin Shkencor dhe Botimet Akademike, Akad.Emeritus.Prof. Dr. Anesti Kondili, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Dr.Shk.Med. Erda Qorri si dhe përgjegjësi i Departamentit të Infermieri-Fizioterapisë Ph.D. Xhejni Borshi u prezantuan studime shkencore që hodhën dritë mbi një seri pasojash që Covid-19 ka sjellë në shëndetin publik. Studiues më të zëshëm në fushën e shkencave mjekësore si Prof. Dr. Alketa Koroshi, Prof. Asoc. Edmond Laho, Dr.Arben Gjonej, Dr.Bardhyl Çipi, Dr. Irisi Myftiu dhe Dr.Ilta Bylykbashi e shumë të tjerë dhanë me hulumtimet e tyre një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtim të sfidave me të cilat janë përballur infermierët dhe fizioterapistët në kushtet e pandemisë. Konferenca mirëpriti 17 punime të thelluara shkencore, të cilat ngjallën diskutim dhe u pritën me mjaft interes nga pjesëmarrësit e saj.