Kriteret dhe procedurat që njësitë kryesore, njësitë bazë dhe kërkuesit shkencor si individë duhet të ndjekin për të përfituar mbështetjen financiare për kërkimin shkencor

Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes së aktiviteteve dhe projekteve për kërkim shkencor.

 

Kriteret

Kriteri kryesor i përzgjedhjes për stafin e brendshëm të “Albanian University” në lidhje me aktivitetet shkencore si pjesëmarrje në konferenca, botime dhe projekte që respektojnë orientimet e kërkimit shkencor që parasheh “Strategjia për kërkimin shkencor 2021-2024” të Albanian University, e miratuar nga Senati Akademik me vendimin nr. 14 të datës 31.05.2021.

 

Në dakordësi me prioritetet buxhetore të kërkimit shkencor Bordi ka vënë në dispozicion të financimit të projekteve 7.2 % të buxhetit, për vitin fiskal 2023, duke e ndarë këtë shifër në 4 % të buxhetit të parashikuar për kërkim shkencor (konferenca, botime) dhe 3.2 % për pjesëmarrje në projekte kërkimore shkencore.

Kjo ndarje  mund të modifikohet në varësi të rëndësisë që merr një projekt në kushtet specifike.

 

Ndërkohë për kërkues si individë të jashtëm, Bordi i Administrimit ia kalon Komitetit Shkencor në Albanian University  listën për të mundësuar klasifikimin e projekteve në funksion të cilësive  të brendshme të tij; bashkohësisë me sfidat  shoqërore, përputhshmërisë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm kompetencat e ekipit propozues; cilësisë shkencore dhe impaktit që ai do të japë në rritjen e shkollës kërkimore në Albanian University.

 

Procedura

Përgjithësisht financimet kryesore për kërkimin shkencor që kanë të bëjnë me aktivitete si organizim konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, apo shpenzime për botimin e Revistës OPTIME bëhen nga njësitë bazë dhe ato kryesore, duke u përcjellë drejtpërsëdrejti në Zyrën e Financës. Kjo ndodh sepse këto aktivitete janë parashikuar në Programin Financiar të vitit përkatës, duke sjell alokimin e fondeve në mënyrë automatike.

 

Për nevoja që dalin jashtë zërave të buxhetit apo struktura në nivel institucional, struktura përkatëse i bën kërkesë Administratorit të Përgjithshëm për financim duke i paraqitur rëndësinë e kërkesës dhe evidencat e nevojshme. Administratori i Përgjithshëm ia paraqet këtë kërkesë Bordit të administrimit dhe ky i fundit miraton ose jo financimin përkatës, mbasi ka shqyrtuar në mbledhjen e tij të radhës kërkesën.