Në ambjentet e bibliotekës së Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Albanian University u zhvillua një trajnim dy-ditor me punonjës të bibliotekave të këtij universiteti lidhur me organizimin dhe klasifikimin e koleksioneve bibliotekare, sipas standardeve të bibliotekonomisë, drejtuar nga specialiste, përgjegjëse e Departamentit të Katalogimit në Bibliotekën Kombëtare znj Mejlie Kokona. Ky i shërben përfitimit të një ekspertize profesionale dhe në mbështetje të kërkimit shkencor, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë studentëve. Në ditën e dytë të trajnimit bibliotekarët e Albanian University vizituan sallat me fonde të hapura të Bibliotekës Kombëtare ku u njohën më nga afër me rregullat e teknikat bibliotekare që ndiqen për pasurimin, organizimin dhe klasifikimin e koleksioneve bibliotekare në salla me fonde të hapura .
Në fund të trajnimit u diskutuan problematikat që hasin bibliotekarët në punën e tyre si dhe u parashtruan disa detyra për vazhdimin e punës në bibliotekat e Albanian University.