Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Biruni, Turqi

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Biruni, Turqi (https://www.biruni.edu.tr/en/), hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh, për vitin akademik 2021 – 2022.

Fushat në të cilat mundësohet mobiliteti janë:

  • Stomatologji (kurset ofrohen në anglisht) – studim dhe praktikë,
  • Farmaci – studim dhe praktikë,
  • Infermieri (kurset ofrohen në anglisht) – (vetëm studentë të vitit të parë për mobilitet studimi) – studim dhe praktikë,
  • Inxhinieri Kompjuterike – praktikë,
  • Fizioterapi – praktikë.

Studentët e interesuar, me mesatare mbi 7.5, mund të aplikojnë për studim ose praktikë (duke e specifikuar në formularin e aplikimit bashkëngjitur). Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit,
  2. CV,
  3. Letër motivimi,
  4. Listë notash,
  5. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,
  6. Certifikime të tjera,
  7. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 06 – 26 Mars 2021 në e-mailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al.

Shkarkoni Formularin e Aplikimit