Albanian University synon të rrisë mundësitë për punësim të studenteve të saj

Albanian University përfaqësuar nga rektorja Prof.Dr. Kaliopi Naska nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kouzon Corporation përfaqësuar nga  menaxherja Afërdita Rrumbullaku në kuadër të zhvillimit të programeve të shkëmbimit kulturor dhe aktiviteteve të tjera.

Kouzon Corporation angazhohet të përgatisë aplikime për punësim për studentë të Albanian University. Kompania do t’I ofrojë Albanian University mundësi përfshirje dhe  punësimi  të studentëve të fushave të ndryshme me partnerët e saj.