Albanian University nxitës dhe promovues i grave dhe vajzave në shkencë. Bashkëorganizator në Forumin: “ GRATË DHE VAJZAT NË SHKENCË” në kuadër të Ditës Botërore e Grave dhe Vajzave në Shkencë

Albanian University ishte bashkëorganizator  së bashku me:

Instituti Shqiptar i Sociologjisë (AIS) – Shoqata Sociologjike Shqiptare (ALBSA);

COD – Center for Openness and Dialogue;  UNIVLORA – Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë; UAMD – Departamenti i Sociologjisë; UNIShkodra – Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale në Forumin:   “Gratë dhe vajzat në shkencë”  në kuadër të Ditës Botërore e Grave dhe Vajzave në Shkencë.

Në Forum  morën pjesë personalite gra që drejtojnë sot në nivelet më të larta institucionet e Arsimit të lartë publik dhe jo publik në Shqipëri, studiuese të zëshme në fusha të ndryshme të shkencës.

Në fjalën e saj në këtë Forum, rektori i Albanian University Prof.Dr. Kaliopi Naska mes të tjerash tha: “Unë e kam konsideruar si sfidë timen promovimin dhe krijimin e klimës pozitive dhe dashamirëse ndaj të gjithe vajzave e grave, që i shoh dhe i konstatoj të angazhuara e të dashura me dijen shkencore dhe  besoj që këto vlera, duhet të përcillen sado në mënyrë modeste në ambjentet e punës ku drejtojmë. Kështu mund të them sot para jush se në Albanian University institucioni që unë drejtoj kemi programe universitare mësimore-shkencore të akredituara të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik, të cilat synojnë të përgatisin profesionalisht specialistë të lartë në fushat juridike, të shkencave politike-administrative, edukimit, psikologjisë, teknologjisë  së informacionit, inxhinjerive, biznesit, shkencave mjeksore, studimeve profesionale dy vjeçare, duke i përgatitur të diplomuarit  drejt një tregu të punës konkurrues me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në ndryshim dhe zhvillim, për t’i paraprirë interesave të gjithë të rinjve që janë sot, pasi ka të bëjë me perspektivën e tyre, dhe të gjithë sistemit tonë arsimor. Për një edukim cilësor që mund ta na ndihmojë edhe në një barazi të vërtetë gjinore. Shkenca nuk njeh gjini por kërkon njerëz të aftë ajo ka  nevojë dhe për gratë!”

Në emër  të – UAMD & Instituti Shqiptar i Sociologjisë  profesor Lekë Sokoli si organizatori kryesor i këtij eventi shpalli çmimin : “Elena Gjika për gratë dhe vajzat në shkencë”që iu dha studiueses Olimbi Veliaj me botimin: “Balada nga oraliteti ne letërsi” (Një vështrim i baladës shqiptare ne kontekstin ballkanik”.