Fakulteti I Shkencave Mjekësore në Albanian University u shndrrua për dy ditë me rradhë ne qendrën e mendimit shkencor dhe të trajnimit të profesionistëve me sfidat që po përballin specialistët e shëndetit në situatën pandemike të shkaktuar nga COVID-19.
Tre departamentet pjesë të këtij Fakulteti; Departamenti I Stomatologjisë, Departamenti I Farmacisë dhe ai I Infermierisë organizuan në bashkëpunim me Urdhrin e Stomatologut, Urdhrin e Farmacistit dhe Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë 2 Konferenca Ndërkombëtare “Evolution of oral care and clinical Dentistry-: New challenges during Covid 19 pandemic” ; “Global Helth Issues” si edhe konferencën kombëtare “Kërkimi shkencor dhe Menaxhimi I Barnave”
Prof.Dr. Kaliopi Naska rektore e Albanian University u shpreh se e sheh si një kontribut shkencor e profesional mbajten e këtij aktiviteti shkencor. “Universitetet, – tha ajo.—duhet të jenë qendrat akademike ku elitat paraprijnë me idetë e tyre. Ky aktivitet e rendit Albanian University sërish ne kryeqendrën e elitës kërkimore shkencore në vend”.
Prof. Dr. Pavli Kongo e konsideron aktivitetin 2 ditor si “një sfidë të ndërmarre nga Albanian University për të kontribuar, për të furnizuar komunitetin e specialistëve të shëndetit me kërkime dhe gjetje shkencore nga profesorë e studentë të Albanian University në një përballje më profesionale me pandeminë,”
Për dekanen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Dr. Erda Qorri: “Kërkimi shkencor është një ndër shtyllat e punës së Fakultetit që ajo drejton. Ky aktivitet I ndërmarrë në përputhje me të gjithë protokollet e sigurisë nga situata e Covid-19, konferencat me gjetjet e tyre por edhe aktivtetet trajnuese besoj se do të kenë një impakt. i cili do të na tregojë sesa efektivë dhe ndihmëtarë ishim për ish studentët tanë që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, për kolegët tanë mjekë e kërkues.”
Gjate konferencave u prezantuan 18 punime shkencore nga Departamenti i Farmacisë, 18 punime shkencore nga Departametni i Infermierisë dhe 23 punime shkencore nga Departamenti i Stomatologjisë.
Gjithashtu u zhvilluan 3 hands-on ne fushën e implantologjisë, endodontisë dhe emergjencave mjekësore.